Friday, May 10, 2013

Në kopsht ndodhet Shpendi, Elona, Eldora dhe Rikja, të cilët janë duke diskutuar.

Shpendi dhe Elona bëjnë thashetheme për disa prej banorëve në shtëpi. Elona mendon se kjo javë ka marrë një tjetër rrjedhë, ndërsa Shpendi ia kthen: “Kur ka njerëz të sëmurë psikik si Joana, normal që java merr tjetër rrjedhë”. Elonës gjithashtu po i bën përshtypje loja që po mundohet të bëjë me Riken, gjë e cila ka ngjallur dyshime edhe tek Shpendi, i cili mendon se ata patjetër që do të kenë një lidhje jashtë. Ai madje i kërkon mendim edhe Elonës rreth këtij dyshimi, duke qenë se rri më afër tyre. Ndërsa Elona shprehet duke thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë.

No comments:

Post a Comment