Thursday, May 9, 2013

Ezel (Kenan) filon plazhin , por paparacet perseri e kapin me meshkuj shiko per me shume

Në ekranet turke po jepet seriali turk “Karadai”, ku protagonisti kryesor është aktori i famshëm turk, Kenan Imirzoglu, që ne shqiptarët tashmë e quajmë Ezel, falë suksesit të madh të këtij seriali me të njëjtin emër. Por me sa duket, aktori gjen kohë edhe për t’u zbavitur. Paparacët që s’e lënë rehat, e kanë kapur në një nga plazhet e Turqisë. Kurioziteti i medias është se me çfarë femre mund të jetë shoqëruar aktori dhe kjo kureshtje shtohet pas thashethemeve që plasën për aktorin dhe dyshimeve për homoseksualitet. Kenan ka pasur një lidhje të gjatë me një aktore, të cilën e la dhe më pas nuk u pa me ndonjë partnere në krah. Por edhe kësaj here në plazh Kenan ishte i shoqëruar me meshkuj. Kjo mund të jetë një taktikë e tij mbase për ta mbajtur jashtë vëmendjes mediatike femrën e radhës, ose përndryshe dyshimet shtohen.

Ezel blen Porshin e ri dhe ua tregon fansaveNë faqen e tij në Facebook, Kenan ka publikuar një foto, ku tregon se kjo është makina e re që ka blerë dhe më pas fansat i bëjnë komplimente. Dihet që Porshe është një makinë luksi dhe që kushton, por Kenan nuk besojmë se e ka problem, pasi dihet që është një nga aktorët më të paguar në Turqi. Gjithashtu njihet tashmë nga fansat pasioni i tij për makinat e shtrenjta me të cilat shfaqet edhe në filmat që ai luan. Mjafton të kujtojmë markat ekskluzive që përdorte te seriali “Ezel”.

No comments:

Post a Comment